RCCOLA

“Eco – Higjiena” do të bëjë investimet e duhura edhe në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Përfaqësuesit e “Eco – Higjena” kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me komunën e Kamenicës në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për këtë situatë. Të gjitha investimet që janë bërë në Gjilan kanë ardhur nga Austria, kompania ende nuk është fitimprurëse, por po punojmë në atë drejtim që të bëjmë investimet e duhura që në të ardhmen të kemi një kompani profitabile, dhe në të njëjtën kohë po angazhohemi të përmirësojmë shërbimet e tona karshi qytetarëve. Edhe në Kamenicë ne jemi të interesuar që të shtrijmë aktivitetin tonë duke gjetur zgjidhjen më të mirë për qytetarët, komunën dhe kompaninë tha Gerhard Dummer.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur në një takim përfaqësues të kompanisë publiko – private “Eco – Higjena”në përbërje të Gerhard Dummer, përfaqësues nga investitori Austriak, Bajram Isufi, kryeshef ekzekutiv, Senad Ramaj, anëtar i bordit dhe Besim Osmani, jurist i kësaj kompanie.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi me gjendjen aktuale të kësaj kompanie dhe mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët.

Kryetari Sinani tha se ndër problemet kryesore me të cilat është ballafaquar në fillim të mandatit është edhe çështja e Ndërmarrjes “Higjiena”. ”E kam trajtuar këtë çështje në dy takime të bordit të drejtorëve të cilat janë mbajtur me përbërje më të zgjeruar dhe janë ftuar edhe përgjegjësit kryesor që aktualisht janë në komunë për të dhënë shpjegimet dhe për të raportuar për gjendjen në këtë ndërmarrje. Kjo çështje është aktualisht në fazën e diskutimit dhe mbledhjes së informacioneve të hollësishme për të ardhë në një përfundim se si duhet veprojmë më tutje” ka thënë Sinani.

Uji Dea

Kjo kompani aktualisht në bazë të disa vendimeve të marra në mandatin e kaluar është bërë barrë ekonomike për buxhetin komunal të Kamenicës ka thënë Sinani.

Përfaqësuesit e “Eco – Higjena” kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me komunën në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për këtë situatë. “Të gjitha investimet që janë bërë në Gjilan kanë ardhur nga Austria, kompania ende nuk është fitimprurëse, por po punojmë në atë drejtim që të bëjmë investimet e duhura që në të ardhmen të kemi një kompani profitabile, dhe në të njëjtën kohë po angazhohemi të përmirësojmë shërbimet e tona karshi qytetarëve. Edhe në Kamenicë ne jemi të interesuar që të shtrijmë aktivitetin tonë duke gjetur zgjidhjen më të mirë për qytetarët, komunën dhe kompaninë” tha Gerhard Dummer.

Në këtë takim mendimet e tyre rreth situatës së krijuar i dhanë edhe nënkryetari Fatmir Matoshi, Drejtori i Ekonomisë Fatmir Krasniqi dhe kryeshefi i “Eco – Higjena” Bajram Isufi./rajonipress/