Eko Higjiena

E rrahin për spital

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën “Zija Shemsiu “ në Gjilan konkretisht në kafiterinë “Barcod” persona të panjohur e kanë rrahur viktimën H.F. (1962). Nga goditjet e shufrës metalike viktima është dashur të kërkojë ndihmën mjekësore derisa të dyshuarit edhe pse janë identifikuar nuk ka qenë e mundur të arrestohen tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Policia e Gjilanit ka njoftuar se nga Qendra Emergjente e Spitalit Regjional në Gjilan më 26 shkurt 2013 kanë marrë një informatë për një person të sjellur e të rrahur nga persona të pa njohur.

UBT

Ismet Hashani tahs e patrulla policore ju ka përgjigjur informatës dhe ka kontaktuar viktimën e lartshënuar. Nga deklaratat e viktimës H(A)F i lindur 1992 mashkull shqiptar Kosovar kuptojmë se i njëjti derisa ishte me një shokë të tij në kafiterin “Barcod”, papritmas hynë në kafiteri dy persona pa asnjë shkas fillojnë ta godasin me një shufër të metaltë në pjesët e ndryshme të trupit dhe viktima pëson lëndime të rënda trupore.

Nga konstatimi i mjekut kujdestar, viktima ka pësuar lëndim të rëndë, thyerje të krahut të majtë nën bërryl. Të dyshuarit janë identifikojmë, por nuk kemi mundur t`i ndalojmë. Në konsultim me Prokurorin themelore-Departamenti për krime të përgjithshme,rasti për hetime të mëtutjeshme i dorëzohet NJHK-së-Gjilan tha Hashani./rajonipress/