RCCOLA

E nisin ditën e re të fushatës me Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri së bashku me kandidatët e ADK-së për Asamblenë komunale, qëndruan sot në Universitetin Publik të Gjilanit ku u pritën nga rektori Arben Dërmaku dhe profesorët e këtij universiteti.

Në këtë takim që kishte karakter të urimit për hapjen e Universitetit në Gjilan, Dërmaku njoftoi lidhur me nismën e mbarë të vitit universitar dhe përgatitjet akademike dhe organizative që janë bërë për të nisur nga puna ky institucione i rëndësishëm akademik.

Tahiri shprehu përgëzimet për hapjen e universitetit dhe ik uroi punë të mbarë rektorit dhe gjithë mësimdhënësve në misionin e tyre të shenjtë për të përgatitur brezin e ri universitar në shërbim të zhvillimit të shtetit dhe të komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Ajo po ashtu vlerësoi se ky universitet ka një mision tjetër të rëndësishëm sepse do t’u krijoj perspektiva të reja për studime edhe studentëve nga Lugina e Preshevës.

Ndërsa Kryetari i degës, njëherësh bartësi i listës për Asamblenë Komunale të Gjilanit, Neshat Rexhepi, u shpreh i gatshëm që ta ndihmojë UPGJ në rast të ndonjë kërkese për sigurinë e objektit përmes pajisjeve për monitorim.