UBT

E kërkon suksesin edhe në Kosovë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Modelja Rovena Domi tani ka nisur aktivitetin e saj në fushën e modelimit edhe në Kosovë. Ftesën nga agjencia e modës “Gecjan Fashion Group” ajo e ka pranuar me mjaftë kënaqësi, për të cilën thotë se është një sfidë e re në ndërtimin e karrierës së saj.

“Ishte një ftesë e bërë prej kohësh, por për shkak të studimeve të mia në Fakultetin e Drejtësisë nuk kam mundur ta realizoj si bashkëpunim më përpara. Ideja e ftesës dhe përzgjedhjes erdhi nga vetë organizatorët e agjencisë së modës ‘Gecjan Fashion Group’ z. Ilir Geci dhe fotografit të njohur Avni Selmani. Tash kemi nisur bashkëpunimin dhe jam shumë e kënaqur”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Uji Dea

Me anë të këtij bashkëpunimi, Rovena është bërë imazh e qendrës së modës “Diva” në Prishtinë dhe Gjakovë. Pra përveç reklamës së realizuar, ftesa shërben dhe si imazh i veshjeve të saj. Rovena pohon faktin se Prishtina i ofron një kënaqësi sa herë që vjen këtu, për të cilën thotë se ka mjaftë gjallëri dhe djelmosha të bukur. Por megjithëkëtë, nuk ka menduar nëse do të mund ta gjente djaloshin e ëndrrave të saj këtu në Prishtinë.

“Prishtina më pëlqen shumë, ka një gjallëri, por për të jetuar përgjithmonë nuk mund të them me siguri, ndërsa për përzgjedhjen e personit të dashur se kam menduar një supozim i tillë, edhe pse ka djem të bukur këtu”, shton ajo./zeri/