Uji Dea

E kërcënonte përmes telefonit një vitias – pranga prizrenasit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – I. E. (1959) me banim nga fshati Ramjan komuna e Vitisë, ka paraqitur rastin në stacionin policor të Vitisë se ai përmes thirrjeve dhe mesazheve telefonike për rreth 5 muaj rresht ishte i kërcënuar dhe shantazhuar nga një person i dyshimtë i cili kërkonte nga ai para në vlerë prej 1000 euro, ose në të kundërt ati do t`i ndodhe diçka e keqe.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se njësiti i hetimeve pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta lokalizojnë të dyshimtin A. O. 26 vjeç me banim në fshatin Randobravë komuna Prizren.

I dyshimti është arrestuar nga policia dhe është sjell në lokalet e stacionit policor të Vitisë ku është intervistuar.

UBT

Gjatë intervistimit dhe kontrolleve që i janë bërë telefonit të tij janë gjet dëshmi të bazuara se i dyshimti është i involvuar në këtë rast.

Me urdhër te prokurorit të prokurorisë së krimeve të përgjithshme rasti dërgohet në prokurori në procedurë të rregullt tha Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.