Në Gjilan konfiskohet drogë, në Kamenicë të shtëna me armë zjarri, në Viti arrestime për të shtëna me armë në aheng familjar
Gjilan – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Gjilan ka bastisur në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, ku ka gjetur dhe ka konfiskuar 18 qese me 30.9 gramë marihuanë. I dyshuari nuk është hasur në shtëpi.
Në Kamenicë viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili edhe kishte shtënë me armë.
Në vendin e ngjarjes është hasur viktima, është gjetur një gëzhojë e revoles, kal.9 mm, ndërsa i dyshuari i lartcekur është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përleshjes fizike.
Edhe në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një pistoletë me gas me një karikator me një (1) fishek.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/