Eko Higjiena

E inspiruar nga i dashuri

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kënga e re e Rita Orës është shkruar pasi ajo ka filluar lidhjen me të dashurin e saj Calvin Harris. Ylli i hitit ‘Hot Right Now’ e ka përshkruar të dashurin e saj si magjepsës dhe thotë se është ndjerë tërësisht natyrale kur kanë punuar së bashku në këngën e re të saj ‘I Will Never Let You Down’, e cila është pjesë e albumit të saj të dytë.

“Kënga të cilën do ta editoj së shpejti, paraqet një talent të jashtëzakonshëm të Calvin Harris. Është njëra nga këngët më të mira që kam dëgjuar. Sinqerisht, ishte shumë natyrale. Nuk do ta bëja po të mos kishte kuptim. Ne ishim të ulur në shtëpi, ai ka filluar të zukatë, pastaj kam filluar edhe unë të zukas dhe pastaj kemi vazhduar të zukasim së bashku.Ai vërtetë është një inspirim i madh për mua”, ka deklaruar ylli kosovar.

Uji Dea

Calvin nuk është i vetmi që ajo ka angazhuar në albumin e saj të ri, pasi edhe Macklemore & Ryan Lewis kanë dhënë kontributin e tyre. Në anën tjetër, Rita e ka pranuar se kishte shumë frikë para ndarjes së çmimeve Grammy Awards në Los Anxhelos javën që shkoi, duke thënë se kishte shkuar për të mbështetur të dashurin e saj, i cili kishte marrë dy nominime për këto çmime.

“Isha vërtetë nervoze për Grammy. Ishte hera e parë që isha atje. Nuk doja të shkoja pa ndonjë arsye, pra pa pasur ndonjë nominim apo diçka ngjashëm, sikurse çdo muzikant tjetër. Por kam shkuar atje për të mbështetur partnerin tim dhe për të eksploruar gjërat dhe vërtetë ishte eksituese”, ka përfunduar Rita.