UBT

“E drejta për të dashuruar “, për të tejkaluar paragjykimet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një vajzë myslimane jo shqiptare që dashuron një djalë katolik shqiptar, është fabula e filmit “E drejta për të dashuruar”. Por sa qëndron ky konflikt në realitetin shqiptar?

Për aktorin kryesor të filmit Shpend Xani, konflikti i ndasisë fetare, është thjesht për të dhënë një mesazh universal për dashuritë që tejkalojnë paragjykimet:

Filmi ka një grup aktorësh ku spikasin emra të rinj e të mëdhenj të kinemasë si Luan Bexheti, Theodore Bouloukos, Amina Zhaman që është edhe skenariste e filmit, Praq Rado etj.

FIDANISHTJA

Mbas një shkëputje rikthehet në ekranin e kinemasë aktorja Pavlina Mani, puna me të cilën ka lënë mbresë te regjizori Paul Kurti dhe aktori Shpend Xani.

Fillesat e të formimit të tyre artistik si Paul Kurti dhe Shpend Xani e kanë respektivisht në Shqipëri e Kosovë. Mbas përfundimit të akademisë së filmit në New York, Paul Kurti ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër si “Restles Wanderer”, apo “Last Visit”.

Ndërsa Shpend Xani mbas diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë, është diplomuar për aktrim edhe nga univeristeti i Millikinit në Ilinoi dhe ka interpretuar në filmat me metrazh të shkurtër si “Lena and me” apo “Love and the small print” i cili u pranua në kategorinë “Short Corner 2012” në festivalin e Kanës. /voa/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.