ARKATANA

E ardhmja e portës së Lazios në duart e shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Dy portierët shqiptarë Etrit Berisha dhe Thomo Strakosha shihen si e ardhmja e portës së Lazios. Të dy portierët janë pjesë e ekipit të parë të Lazios.

“Berisha dhe Strakosha janë pjesë e rregullt e Lazios. Të dy punojnë maksimalisht në stërvitje. Në të ardhmen e afërt do të kenë rol të madh”, shkruan “lazialita.com”.

Berisha 25-vjeçar në shtator të vitit të kaluar u transferua te skuadra e Lazios nga Kalmari. Me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.

UBT

Ai këtë edicion me fanellën e Lazios ka zhvilluar 11 paraqitje në Serie A, kurse në Ligën e Evropës ka katër paraqitje. Ndërkohë Strakosha në gusht të vitit 2012 u transferua nga të rinjtë e skuadrës greke Panionis te të rinjtë e Lazios.

Me Lazion Strakosha 19-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Strakosha ende nuk ka debutuar tek ekipi i parë i Lazios, por ftohet rregullisht në ndeshjet e ekipit të parë./koha/