E ardhmja e Mavrajt, ende e hapur
Krerët e Greuther Fuerthit nuk janë të sigurt nëse mbrojtësi Mërgim Mavraj do të rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.
Mediumet gjermane raportojnë të premten se skuadra e Greuther Fuerthit ka filluar të kërkojë opsione për zëvendësimin e Mavrajt, i cili ende nuk ka marrë vendim nëse do të firmosë kontratën e re apo do të largohet si futbollist i lirë.
Mavraj më herët ka deklaruar se i ka borxh shumë Greuther Fuerthit dhe së pari do të bisedojë me të. “Nuk jemi të sigurt ende, pasi e ardhmja e Mavrajt mbetet ende e hapur”, ka thënë një zyrtar i Greuther Fuerthit në kushte anonimiteti.
Mavraj 27-vjeçar, është pjesë e kësaj skuadre prej fillimit të vitit 2011. Ai këtë edicion ka shënuar një gol në 25 paraqitje në Bundesliga 2.

