Fundamenti

Dyzet tregime të rrëfyera me një gjuhë lakonike

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Biser Mehmeti – Për librin me tregime të Afrim Demirit, i posabotuar nga Shtëpia botuese BEQIR MUSLIU, Gjilan, 2023.

Derisa i lexoja me një vëmendje të shtuar tregimet e Afrim Demirit me një titull metaforik “Figura e 17-të, gjithnjë e më tepër më krijohej bindja sikur udhëtoja prej një kohe në një kohë tjetër, duke parë me sytë e mi ngjarje të ndryshme, të cilat më rrëmbenin me forcën e shprehjes, me një gjuhë mjaft metaforike, me një qasje tepër të rrjedhshëm.

Këto tregime të shkruara me një ndjeshmëri të theksuar nga një autor që ka një përvojë të gjatë në fushën e prozës, po edhe të poezisë, shpërfaqin me një ton të theksuar botën e brendshme të një krijuesi me ndjesi të hollë, i cili është në gjendje të përshkruajë me një stil të ngritur ngjarje të ndryshme, të cilat mbase në disa raste ka qenë edhe dëshmitar i tyre, të cilat pastaj i janë ngulitur në mendje dhe të cilave pastaj u ka dhënë shpirt në formë estetike.

E veçanta e 40 tregimeve të librit të Afrim Demirit është gjuha lakonike që shpreh thuajse në të gjitha tregimet e tija. Dihet se të shkruash tregim të shkurtër nuk është punë e lehtë, pasi që brenda disa rreshtave autori duhet të shfaq idenë, përkatësisht ngjarjen që vendos të paraqet në mënyrë sa më artistike.

Duhet theksuar se Afrim Demiri e kultivon me një mjeshtri të theksuar tregimin e shkurtër si një formë e rëndësishme e prozës. Megjithatë kur e lexon tregimin, që në të shumtën e rasteve nuk i kalon katër faqe të librit, lexuesi sikur fiton përshtypje se ka lexuar një kapitull të një romani. Është e qartë se autori nga përvoja që ka fituar gjatë kohës sa merret me prozën e shkurtër e ka të qartë se tregimi duhet të jetë i kursyer nga fjalët e tepërta, kështu që orientohet të përshkruajë sa më pak fjalë, po që në këtë mënyrë të rrubmullaksojë idenë që e shfaq në fillim të tregimit.

Një karakteristikë tjetër që ia shtojnë vlerën këtij dorëshkrimi janë edhe temat dhe motivet që autori i ka zgjedhur për t’i shkruar në tregimet e tija. Në disa tregime autori sikur nuk i shfaq të gjitha idetë e veta, po sikur ia le lexuesit të kuptojë pjesën tjetër që ai ka vendosur të mos e shfaq. Një gjë të këtillë duket sikur e bën me vetëdije të plotë, ngase nuk dëshiron të gjitha idetë t’ua shfaq lexuesve.

FIDANISHTJA

Një gjë të këtillë autori e shfaq sidomos në tregimin me një titull mjaft metaforik “Njeriu i ideve”, ku të dhënat për personazhin janë tepër të pakta, ngase nuk tregohet kush është as nga ka ardhur, por që ai shfaq ide të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve janë të një niveli filozofik, si p.sh. “Sa më tepër të flasësh aq më tepër ke jetuar” e thënie të ndryshme të këtij karakteri që ia shtojnë vlerën librit.

Një pjesë të rëndësishme në këtë dorëshkrim e zënë edhe tregimet me temë nga fëmijëria, së cilës autori i kushton një kujdes të rëndësishëm, ngase duket sikur ajo është brymosur në mendjen e tij. Mirëpo tregimeve nga kjo kohë autori u jep një ngjyrim estetik, duke i nxjerrë nga skaji i kujtesës të gjitha ato ngjarje që i kanë bërë përshtypje.

Një tregim i kësaj natyre është “Tara” në të cilin përmes personazhit kryesor sikur e përmbledh me fjalë të zgjedhura gjithë kohën e fëmijërisë së tij vështruar nga koha të cilën e ka shkruar.

Trajtimi i luftës si një ngjarje që lë vragë te thella në mendjen e gjithë atyre qe e kanë përjetuar, është një temë tjetër që autori nuk ka mundur të mos e shfaq në forma të ndryshme në disa nga tregimet e këtij dorëshkrimi. “Drita e ftohtë” është njëri nga tregimet ku autori me një gjuhë herë të drejtpërdrejtë, herë të figurshëm shpërfaq pasojat e rënda të traumës që ka lënë lufta te disa njerëz që e kanë përjetuar dhe të cilët nuk janë në gjendje të lirohet nga kthetrat e traumës, të cilat shpesh e shpijnë njeriun deri në çmenduri. Është një rrëfim tepër rrëqethës kur personazhi sa herë e hap frigoriferin për të marrë gjëra ushqimore i shfaqet në një skaj të mendjes drita e automjetit-frigorifer që ishte i mbushur me njerëz të vrarë nga dora e armikut…

Në fund duhet theksuar se Libri i Afrim Demirit përmban tregime që ngërthejnë në vete vlera të një niveli të kënaqshëm estetik dhe si të tilla e pasurojnë letërsinë shqipe në fushën e prozës.

( Autori i shkrimit është njëkohësisht edhe recensent i këtij libri të posabotuar )

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.