UBT

Dy votues më pak

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Ibrahim Rexhepi – Tragjedia në termocentralin “Kosova A” në mënyrën më të rëndë e nxori problemin me të cilin nuk u morën partitë politike- termocentralet e vjetra. Madje, nuk e kanë parasyshë se edhe “Kosova B” është plakur – i ka mbushur 30 vjet.

Janë kilovatët e shumtë përmes të cilëve pjesa më e madhe e partive politike synojnë zhvillimin, që Kosova të bëhet fuqi energjetike, por edhe të zgjidhen problemet e punësimit dhe ato të vrafërisë. Krejt kot ! As 2.100 MW nuk i zgjidhin problemet e këtij vendi. Ndërkaq, me këtë qasje, do të bëhemi fuqi energjetike për t’ua zgjidhur problemet të tjerëve, kurse vetes duke i lënë hirin, tymin helmues dhe ambientin degraduar.

Për fat të keq problemet e energjetikës shpërthyen në mënyrën më të rëndë të mundur- me tragjedi, jetë të humbura dhe me të lënduar. Ngushëllime për të vdekurit dhe dhimbje për të lënduarit. Ata janë heronjë, jo vetëm për faktin se vdiqën në vendin e punës, që të japin sa më shumë energji elektrike, në mënyrë që fushata parazgjedhore të kaloj me pompozitet dhe me zhurmë. Por, edhe për atë, se vdiqën duke u munduar ta mbajnë në jetë një grumbull hekurash të quajtur termocentral.

Ndërkaq, dje, partitë poltike kishin dy votues më pak, meqenëse nuk ishin të vetëdijshme se si prodhohet energjia elektrike në blloqet që janë më të vjetra se shumica e kandidatëve për të zënë një karrigie në Kuvendin e Kosovës- për komoditet, e jo për t’i bërë mnirë këtij vendi.

Energjetika e Kosovës ka dy probleme të mëdha- që të dyja janë akute. Fillimisht janë termocentralet ekzistuese- “Kosova A” dhe “Kosova B” , me fuqi prodhuese prej 1.171 megavatësh. E para është e stërvjetruar, ndërkaq e dyta është plakur pa bërë asnjë intervenim serioz në rritjen e qëndrueshmërisë dhe të sigurisë së stabilimenteve. Aty intervenimit kryesisht kanë qenë emergjente- të sigurohen drita, të sanohet ndonjë avari e atypëratyshme, apo të eleminohen pasojat dhe të zhduken gjurmët për vetëtimën që goditi “në pikë të diellit”. Riparime serioze nuk kishte, e të mos flasim për revitalizimin, term që përsëritet në secilën strategji dhe në secilën deklaratë serioze për energjetikën. Por, ai kurrë nuk ndodhi.

Uji Dea

Pse ? Përgjegja është shumë e thjeshtë- që të gjithë vendimmarrësit plot gojnë e kishin me fjalë të mëdha për Kosovën si fuqi energjetike dhe për megavatët e shumtë që do të ndikonin në përmirësimn bilancit tregtar të vendit. Por, edhe me atë se BE-ja ka thënë se termocentrali “Kosova A” duhet të mbyllet më së voni deri në vitin 2017. Krejt këtu kanë ndikuar që termocentrali, blloku më i ri i të cilit i ka mbushë të dyzetat, të lihet në harresë. Të prodhon aq sa mundet, pa marrë parasyshë kushtet për punë dhe koston e prodhimit. Mungesën e përgjegjësisë për atë se vende pune kishte edhe aty kur rreziku nga shpërthimi ishte i përhershëm, dikush e paguajti me jetë. Këtë tagër e paguajtën ata që fare nuk kishin përgjegjësi pse ende punojnë termocentralet, të cilat dikur ishin quajtur dinozaur. Ata bënë punën , të cilën ua kishte caktuar punëdhënësi- ata që kanë fuqi të vendosin për shuarjen e termocentralit, apo për investime, së paku për krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Nuk mund të merret si arsyetim fakti se fatkeqësistë me fatalitet nuk janë të rrala në industrinë e rëndë. Madje, në tërë botën. Por, as ajo se shpërthimi ka ndodhur në një objekt ndihmës , e jo në turbinë, apo në kazan, ku pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda. Është përgjegjësi, fillimisht e pronarit të termocentralit që punëtorët të jenë të sigurtë në secilin vendn të punës, që kontrollet të jenë të vazhdueshme, që në momentin kur vërehet se dicka nuk është në rregull të ndalet prodhimit dhe të eleminohen shkaktarët që mund të sjellin pasoja. Meqenëse, më lehtë përballohet që vendi për disa orë, ose ditë të mbetet në terr, se sa të shuhet jeta e dikujt.

Ndërkaq, duket se kontrolli dhe reagimi në preventiv te ndërmarrjet publike është i ngathtë. Këtë e ilustron fakti se parvjet nga 88 lëndime në vendit e punës në sektorin e minierave, vetëm një ka ndodhur në ndërmarrjet në pronësi priovate.

Problemi i dytë është ndërtimi i termocentraleve të reja. Pa dyshim se ato i duhen vendit, por me kapacitete të dimensionuara në mënyrë racionale. Investimi i miliarda eurove në këtë sektor nuk duhet të bëhet duke menduar se me këtë zgjidhet problemi i papunësisë, por për krijimin e stabilitetit energjetik, si faktor limitues për zhvillim. Pra, energjia nxitë zhvillim dhe duhet të eksportohet si vlerë e shtuar, përmes produkteve të tjera. Ndërkaq, entuziazmi për terocentralet e reja nuk duhet të lë në harresë gjendjen në ato të vjetra, meqenëse aty punojnë njerëzit. Jeta e tyre është më e shtrenjtë se gjithcka tjetër.

(Autori është kolumnist i rregull i gazetës “Tribuna”)