UBT

Dy vorre për nji të vdekun

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ndodhi në vitin 1937 në Gjilan kur kishte kalue në amshim Avdirrahim Hysen Ilia, i cili vdiq nga sëmundja e sheqerit. Ai qe nji hoxhë shumë i aft dhe i njoftun në Gjilan e rrethinë prandaj kur vdiq shumë njerëz ishin të mendimit që myderrizin, siç e qunin, duhej me e vorros në yrtin e xhamisë. Kundër këtij mendimi ishin në rend të parë hoxhët e qytetit të cilët u gëzuen që ua lëshoi udhën “ky katundar” edhe paria e qytetit me në krye Ramush Sfircën ishte kundër vorrimit të myderrizit në yrtin e xhamisë. U vendos që ai me hy në dhe në vorret e qytetit që ishin aty ku asht sot policia, Shtëpia e Kulturës, etj: funerali me trupin e të ndjerit u nis drejt vorreve të qytetit, kur kortezhi mbërrini perballë të xhamisë së medresës ndodhi diçka tepër e befasishme, spektakulare dhe tepër e rrezikshme.

Dy vetë me revolverë në dorë e ndalën kortezhin dhe i urdhnuen njerëzit që të ktheheshin drejt xhamisë tue thanë “zgjidhni e merrni: në këtë vorr ja myderrizi ja Ramush Sfirca”, askush nuk bani za, gjendje tepër e tensionueme shumë leht mund të bahej gjaku deri në gju; ata qenë Rashit Llashtica me të vëllain Qazimin.

Ata e kishin çel këtë vorr pa e ditun askush e sot e atë ditë aty ndodhet vorri i myderrizit, vorri në qytet mbeti i zbrazët. Rashit Halit Llashtica qe nji njeri i pasun dhe i njoftun në qytet, ai nga Llashtica u shpërngul në 1922 dhe ishte nga familja Pali i lagjës Mata. Jeta e tij përfundoi shumë keq, ai nuk e meritoi nji vdekje të tillë. Myderrizi Avdirrahim ishte nga Llashtica, lagjja Ilia, ai qe vëllai i katragjyshit tim Qazimit, mbas disa mësimeve fetare që i kishte marr në katund aty kah viti 1900 shkon në Stamboll dhe i vazhdoi mësimet fetare.

Ai u kthye në vendlindje rreth viteve 1908 -1909, gjatë shpalljes së Hyrijetit më 1908 ai qe në Stamboll dhe mësues e nxanës qanin atë ditë se “po prishet Turqia”, qenë kundër reformës së xhonturqve. U frigësuen e u brengosën kot sepse xhonturqit qenë edhe ma të zi se të parët – antishqiptarizmin e kishin në shpirtin e tyne të zi. Myderrizi qe shumë i aftë në drejtimin e tij, ai e kishte fitue nji duel me hoxhët e Shkupit të cilët ia kishin dhanë dorën.

ARKATANA

Ndjenjat kombëtare i kishte shumë të pakta, ishte turkoshak (turkofil), këta qenë dorë e djathtë e pushtuesit turk. Myderrizi i pengonte njerëzit me shkue e me luftue në Grykën e Kaçanikut, “qysh me ia kthye pushkën padishahut, qysh me ia kthye pushkën babës mbret” megjithatë shumë luftarë nga katundi im morrën pjesë në ato beteja heroike.

Ishte kundër vajtjes në Maje të Lybetenit (Luboten 2498m) që shkonin pelegrinët në çdo dy gusht për rituale pagane, frikësohej shumë nga pushteti serb dhe njikohësisht merrte rrogë të majme dhe i takonte grupit të dërrzhavni imamëve (imamët shtetnorë) dhe mjerisht shumica prej tyne i përçonin direktivat antishqiptare që vinin nga akademia serbe e Beogradit.

Ndryshe nga i ati, i biri i tij Alisahiti ishte nji intelektual dhe atdhetar i madh i dëshmuem me punë e me vepra.
Qamil. S. Dardhankodra
Llashticë, Gjilan/Toronto, Kanadë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.