ARKATANA

Dy vite e gjashtë muaj burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarës Filloreta Jakupi në kohë zgjatje prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim. E akuzuara Filloreta Jakupi shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, ka punuar si këshilltare për klient në një bankë vendore dhe gjatë periudhës kohore 2008 deri 2010, ka vënë në lajthim klientët dhe ka dëmtuar bankën. Me këtë rast ajo ka kryer veprën penale të “shpërdorimi i pozitës zyrtare” ose autorizimi.

Shuma që ka shkaktuar dëm e akuzuara kap shifrën e 100.399 (njëqindmijë e treqind e nëntëdhjetenëntë) euro. Pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, trupi gjykues për katër dispozitiv të aktakuzës ka shqiptuar një dënim unik prej dy vite e gjashtë muaj burgim.

ARKATANA

Po ashtu të akuzuarës i ndalohet ushtrimi i profesionit në veprimtari financiare në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite, afati i cili do të filloi të rrjedh pas vuajtjes së dënimit me burg.

Detyrohet e akuzuara që dëmtuarës në këtë rast Bankës NLB Prishtinë në emër të kërkesës pasurore juridike të kompensoj shumën e cekur me lartë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.