ARKATANA

Dy vite burg për veprën penale marrje ryshfeti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. A. I akuzuari shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se gjatë muajit nëntor 2015 në cilësinë e personit zyrtar – Inspektor i Ndërtimit, fillimisht ka kërkuar ryshfet në shumë prej 5.000 Euro, nga i dëmtuari A. I, që të mos rrënojë një pjesë të objektit i cili ishte mbi ndërtim, ndonëse ishte në kundërshtim me leje ndërtimore në objektin banesor, duke e ftuar në celular disa herë për tu takuar dhe më pas ka marr shumën e të hollave prej 3.000 Euro nga i dëmtuari.

Me këto veprime i akuzuari B. A. ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim prej dy (2) vite burgim dhe një dënim plotësues prej dy (2) viteve ndalimi i funksioneve në administratën publike, pas vuajtjes së dënimit me burg.

GRANDEMALL

Gjykata ka shpall Aktgjykim lirues për të akuzuarit V.Sh., M.Sh., B.M. dhe A.B., po ashtu zyrtarë komunal, pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer veprën penale me të cilën janë ngarkuar “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “heqja ose dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.