Fundamenti

Dy shqiptarë, të dyshuar për 80 plaçkitje banesash

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy të akuzuarit po qëndrojnë në burg në Itali përkatësisht në Zvicër. Pritet të ekstradohen në Gjermani ku do të përgjigjen për akuzat.

Policia në Versen, (Gjermani veriperëndimore) ka identifikuar dy shtetas shqiptarë, 22 dhe 28 vjeç, të dyshuar për plaçkitje të një numri të madh të banesave në regjion. Asnjëri nga ta nuk ka leje qëndrimi të rregullt në Gjermani.

Ata, bashkë me persona të tjerë, ende të pazbuluar, akuzohen se nga shtatori i vitit 2011 kanë plaçkitur rreth 80 banesa. Kryesisht kanë vjedhur stoli, para dhe gjëra tjera me vlerë. Në 25 raste, sipas akuzës, ata kanë vjedhur vetura të shtrenjta. Shumica e veturave të vjedhura janë bartur në Holandë, në regjionin e Utrechtit, kua banda ka pasur selinë. Ndërkohë përveç dy veturave, te gjitha të tjerat janë gjetur dhe konfiskuar nga policia.

Mobi Casa

Pjesëtarët e bandës kanë pasur sukses në shumë raste të iknin nga policia gjermane dhe të dilnin në Holandë duke bërë manovrime të rrezikshme me vetura. Në disa raste ata kanë përdorur makinat e vjedhura si “mjet pune” për plaçkitjet e radhës. Dëshmitë për veprat e kryera në të shumtën e rasteve janë gjetur përmes gjurmëve të ADN-së.

Dy të akuzuarit, të cilët po qëndrojnë në burg në Itali përkatësisht në Zvicër, pritet të ekstradohen së shpejti në Gjermani ku do të përgjigjen për akuzat që u ngarkohen.(albinfo)