ARKATANA

Dy shqiptarë, me SVP-në synojnë asamblenë e qytetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dy kandidatët shqiptarë të SVP-së, Agim Tusi dhe Mentor Desku deri më tash nuk kanë qenë të njohur për publikun. Ndërsa për EVP-në kandidon Blerim Bunjaku.

Dita e votimeve sot në Winterthur, Kantoni i Cyrihut është e rëndësishme edhe për faktin se votuesit në këtë qytet do të bëjnë zgjedhjen e Asamblesë Komunale. 462 kandidatë synojnë njërin nga 60 vendet sa ka Parlamenti i Qytetit. Sondazhet e bëra së fundi dëshmojnë për një rrëshqitje në të djathtë të elektoratit në këtë qytet, gjegjësisht për një zvogëlim prej 2 për qind në kampin e socialdemokratëve dhe te gjelbërve. Më së shumti nga kjo pritet të përfitojë Partia e Gjelbër Liberale (GLP).

Ajo që është interesante për shqiptarët në këtë qytet është kandidimi në këto zgjedhje i tre shqiptarëve. Për më tepër është me interes kandidimi i tyre në dy parti që deri më tash nuk janë dalluar shumë për angazhimin e të huajve dhe edhe më pak shqiptarëve. Madje dy nga kandidatët shqiptarë i shohim në listën e SVP-së, e cila është e njohur më shumë për politikat restriktive në raport me të huajt. Në mesin e kandidatëve të SVP/UDC-së për Asamblenë e Winterthurit janë edhe shqiptarët Mentor Desku dhe Agim Tusi. Ndërsa për Partinë Evangjeliste (EVP) ka kandiduar Blerim Bunjaku, i cili, falë një interviste me albnfo.ch dhe pasatj me disa gazeta të Zvicrës është bërë tashmë i njohur për publikun zviceran.

United Hospital

Dy kandidatët shqiptarë të SVP-së deri më tash nuk kanë qenë të njohur për publikun. Mentor Desku është menaxher i një restoranti në qendër të qytetit në Winterthur ndërsa Agim Tusi punon në shërbimin për kërkimin e automjeteve.

Ndryshe nga Bunjaku, i cili ka qenë mjaft aktiv dhe fotografitë e të cilit kane qenë të vendosura në disa pika të frekuentueshme të qytetit, dy kandidatët shqiptarë të SVP/UDC-së nuk kanë bërë ndonjë aktivitet parazgjedhor që është shënuar nga mediet e këtushme.

Në orët e pasdites albinfo.ch do të kumtojë rezultatet që do të publikohen nga partitë dhe nga organizuesi i zgjedhjeve./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.