KKVITI

Dy shqiptarë e vrasin babanë e tyre dhe e fusin në valixhe!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është sqaruar rasti i vrasjes i quajtur “valixhja”. Fjala është për vrasjen e kryer në tetor të vitit të kaluar, të shqiptarit 46 vjeçar nga Maqedonia, Amza Zekiri.

Zyrtarët e ndjekjes së krimit kanë arrestuar njërin nga dy djemtë e të ndjerit. I madhi nuk është në Gjermani dhe vendndodhja e tij ende nuk dihet.

Kufoma e Amza Z. është gjetur më 6 shkurt nga dy persona 16 vjeçarë në një kënetë.

Ajo ishte e mbyllur në një valixhe, të cilën dy personat e kishin nxjerrë nga akulli i kënetës.

Hetuesit kishin pasur edhe më parë indikacione se vrasja mund të ishte bërë nga rrethi i të afërmve të të ndjerit dhe kështu dyshimet shkonin drejt dy bijve Adnanit (20 vjeç) dhe Fatmirit (26 vjeç).

Mobi Casa

Adnani është arrestuar dhe me rastin e marrjes ne pyetje ka pranuar veprën si dhe e ka sqaruar atë, shkruan Harburg aktuell.

Sipas rrëfimit të tij, pas një konflikti që kishte pasur me të atin, e kishte mbytur atë dhe pastaj, bashkë me vëllanë e madh e kishin futur në valixhe. Së bashku e kishin dërguar atë me një taksi për në Sinstorf (Harburg, Gjermani veriore).

Djali që ka pranuar veprën do të hetohet më tutje nga gjyqtari hetues ndërsa vëllai i tij është jashtë vendit.

Hetuesit, duke bazuar në të dhënat e Adnanit janë në kërkim të taksistit i cili natën në mes të 29 dhe 30 tetorit të vitit 2013 i ka marrë dy vëllezërit./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.