Fundamenti

Dy kërkesat e BE-së: Të hiqet taksa, të vazhdojë dialogu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për “Zërin” se taksa prej 100% e vendosur ndaj mallrave serbe duhet të hiqet dhe dialogu mes palëve të vazhdojë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar ndonjë datë për takimin e radhës së liderëve të Prishtinës dhe të Beogradit, por para se të ndodhë një takim i tillë kërkon heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

LEXO EDHE: Aleatja e Amerikës

Takimi i fundit i zhvilluar në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq ishte më 8 nëntor 2018.

Uji Dea

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e ardhshëm ka thënë për “Zërin” se dialogu do të vazhdojë. “Puna jonë po vazhdon, siç është diskutuar në rundin e fundit të dialogut. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për të vlerësuar vazhdimin e takimit të fundit”, ka thënë ajo.

Kocijançiq ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, pasi masat e marra nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Qeveria e Kosovës duhet t’i revokojë këto vendime. Veprimet, masat dhe deklaratat që perceptohen si provokuese dhe fyese janë thellësisht shqetësuese dhe nuk ndihmojnë në dialogun dhe në normalizimin e marrëdhënieve.

Ankesat duhet të adresohen përmes dialogut për të cilin Bashkimi Evropian është i përkushtuar të vazhdojë ta lehtësojë. Propozimi është në tryezë, është në dorën e palëve për të diskutuar dhe për ta marrë atë përpara. Ne jemi të gatshëm t’ju mbështesim për të gjetur një zgjidhje”, ka shtuar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.