Fundamenti

Dy familje kthehen në Zarbincë të Malësisë së Bujanocit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Pas shumë vitesh, më në fundë një lajm i mirë për Malësinë e Bujanocit, fshati Zarbincë që dikurë ishte qendër e Malësisë, ku jehonte kënga dhe gjëmonin malet nga zhurma e hareshme e banorëve. Pas konfliktet e armatosura gjithqka u shua, qetësia mbuloi gjithqka, sikur ta kishte kapluar mortaja këtë natyre të mahnitshme.

Ditë më parë në fshatin Zarbincë të Malësisë së Bujanocit janë kthyer dy familje me gjithsej 10 anëtarë, të cilët sadopakë i kanë kthyer një pikë shpresë Malësisë. Familja 6 anëtarëshe e Sadat Mehmetit, gjegjëisht Sadati me bashkëshorten dhe 4 famijët si dhe familja 4 anëtarëshe e Arben Mehmetit, kanë marë guximin që të kthehen në vatrat e të parëve, edhe pse në kushte jashtëzakonisht të vështira kryefamiljarët Sadati dhe Arbeni, kanë vendosur që jetën ta nisin nga e para në trojet nga ku ishin larguar.

Mobi Casa

Për t’ia lehtësuar fillimin ata kanë nëvojë për ndihmë, sepse kushtet në të cilat ata janë kthyer janë shum të rënda, sidomos kur në ato fshatra ka vite të tëra që askush nuk ka lëvizur asnjë gurë, kështu që dy familjet e kthyera momentalisht janë shpresa e vetme e Bashkësis Lokale të Zarbincës, në kuadër të së cilës gravitojnë edhe 4 fshatra tjerë të Malësisë, Pribovci, Qarri, Suharna dhe Novosella. Vlenë të theksohet se në Zarbincë ka ekzistuar edhe ofiqaria ndër më të vjetrat e cila vitin e kaluar është shaktrruar nga zjarri, por fatmirësisht ka shpëtuar Libri i Amzës i cili është një dëshmi e fortë sepse brenda tij ka shënime që datojnë që nga viti 1800. Sh F SkenderbeuSh.F “Skenderbeu” Zarbincë

Në fshatin Zarbincë ekzistonë edhe Shkolla Fillore “Skenderbeu” e renovuar mënjëherë pas konfliketve të armatosura në Luginë, shkollë e cila dikur numërontë mbi 300 nxënës, por fati e la në mëshirën e marimangave. Kjo shkollë ka një histori në vetë, vite më parë ajo funksiononte me vetëm dy nxënës, por familjet e tyre nga kushtet e vështira finansiare dhe pamundësia për një perspektivë u detyruan të shpërngulen në Kosovë dhe kështu msojtoret i mbuloi qetësia. Me kthimin e dy familjeve Mehmeti, ekzistonë mundësia që edhe shkolla të buzëqeshë më në fundë, por parasegjithash këto familje presin ndihmën e bashkombasve që ta vazhdojnë jetën në Zarbincë të Malësisë së Bujanocit./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.