Duka: Nuk ka të pamundur në futboll, Shqipëria mund ta kalojë grupin
Kreu i FSHF-së, Armand Duka, kërkon që Shqipëria të mos kënaqet vetëm me kualifikimin në Evropian, porse të tentojë ta kalojë grupin. Kombëtarja jonë do të luajë kundër Francës, Zvicrës dhe Rumanisë, ndërsa presidenti i Federatës e ka komentuar shortin.
“Të gjitha skuadrat që janë në Evropian janë të forta… Nuk do ta dëshiroja ndeshjen e parë me Zvicrën, ndoshta më vonë”.
“Do të më pëlqente më shumë një përplasje e parë me Francën, sepse ndoshta do ta fillonte më lehtë. Kurse me Zvicrën do të jetë një ndeshje e fortë”.
“Ky është shorti dhe ne duhet të përpiqemi ta kalojmë grupin. Gjithsesi, nuk mund të kënaqemi me kaq (me kualifikimin në ‘Euro 2016’), ne duhet të bëjmë më të mirën në Evropian”.
“Në futboll nuk ka të pamundur, nuk është shkencë ekzakte, gjithçka mund të arrihet me punë”, ka deklaruar Duka. /Telegrafi/


