FITORJA

“Duhej plotësuar shumë dokumente”, Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin Gjykatën Speciale si luftë të padrejtë politike ndaj tyre.

Sipas tij ish-krerët e UÇK-së e shohin si luftë politike nga faktori ndërkombëtar pasi siç ka thënë ata ndihen të tradhtuar në raport me atë se çfarë është kërkuar të ndërtohet

“Thjeshtë ata këtë Gjykatë e shohin luftë. Një luftë të padrejtë ndaj tyre politike. Luftë politike një herë nga faktori ndërkombëtar, sepse i kanë tradhtu në raportin se çfarë kanë lyp me ndërtu sepse si po thotë ky”.

“Unë sot mendoj që me dal Hashim Thaçi sonte më lëshu dhe prapë më u kërku një kërkesë për një drejtësi për transplantim të organesh, unë mendoj që do të ishte budallaki e madhe që Kosova të mos e pranojë këtë drejtësi. Pse mos ta pranojë kur se kemi bërë kurrë…?”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Po ashtu, Haradinaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, i cili ka deklaruar javë më parë se ka menduar që t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, por që sipas tij është ndaluar për faktin që duhej plotësuar shumë dokumente.

Ai ka thënë se edhe po të ishin 2000 faqe ai do të shkonte për t’i vizituar edhe sipas tij kjo deklarata është fyese për ta.

Tutje, ai ka thënë se në Hagë janë vizituar edhe nga Edi Rama në cilësinë e mikut.

“‘Përtova se ishin shume letra’ z. kryeministër tha kështu’ ata persona atje nuk ia vlen me i mbush faqet për ta’… Ai ka pritu, por esenca e saj është edhe 2 mijë faqe më i mbushë isha hi i kisha mbush dhe kisha tentu dhe kisha thënë provova, por nuk më lanë. Prandaj mund të them kjo është përkthimi i tij, se ai dinë me i përkthy deklaratat e tij. Kjo më shumë ofendim nuk ka… kjo është fyese bre. Atje bindjet politike janë shumë të paarsyeshme, nuk akuzohet askush për bindje politike. Edi Rama ka ardhur si mik.”, ka thënë ai në Tëvë1.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.