KKVITI

Duhanpirësit janë më dembel

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një studim ka gjetur se duhanpirësit ecin më pak dhe kanë më pak vullnet të përmirësojnë stilin e jetës.

Njerëzit që pinë duhan kanë më shumë gjasa të vuajnë nga nervoza dhe depresioni. Funksionimi i mushkërive të tyre reduktohet dhe ata nuk janë në gjendje të ushtrojnë.

Po ashtu, duhanpirësit ndihen më të lodhur se sa njerëzit që nuk pinë duhan.

Studiuesit kishin studiuar 60 duhanpirës dhe 50 jo-duhanpirës. Ata kishin mbajtur hapamatës për 6 ditë reshtë nga 12 orë në ditë.

Eco Higjiena

Kur ata janë pyetur të vlerësojnë cilësinë e tyre lidhur me shëndetin, duhanpirësit raportuan se ndihen më të lodhur dhe pranuan se nuk kishin motivim për të ndryshuar stilin e jetës.

“Përveç prezantimit të funksionimit të dobët të mushkërive, cilësinë e jetës dhe simptomat e ankthit dhe depresioni, duhanpirësit ecin më pak se jo duhanpirësit”, tregojnë hulumtuesit.

Duhanpirësit kanë probleme dhe me gjumin, rreth 17% e tyre flenë më pak se 6 orë në ditë, ndërsa 28% e tyre bëjnë gjumë të pa-rehatshëm raporton dailymail.