HW

Drithërimë shpirti (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Më mori në përqafim dhe më shkundi nga hija e vetmisë, e cila më kishte fryrë. Më dha njëkohësisht akull e zjarr.

Më shtoi shtatë lëkurë brengosjesh. Nisi me të shpejtë të më rriste një vëllim tundullimesh valore të brendshme.

Më shtoi edhe më shumë shtresime me lëkurë kujtese, por edhe më përthithi tërë një dhembje që më ka falur të tjera ngjyrime.

Tashmë dhembja ime ka emrin dashuri. Dehje që krijon fuqi. Kah që përcakton katër anët e horizontit, në natyrë, në jetë, në shpirt.

Mobi Casa

Ndihem si një trup peme përplot fruta vjeshte, i mbushur fryte jete.

Shikoj në syprinë uji afër dhe krijoj një imazh tjetër, më të bëshëm, më mbushullues, më të lidhur. Atëherë kujtoj brigje, kodra tutje, bjeshkë, kurora alpesh tej, të larta e të pashkelura, lumenj, dete… dhe emrin e të gjithave: dashuri.

Drithërima të forta, dallgë të perëndishme kënaqësie.

Nga libri në dorëshkrim i Ramadan Mehmetit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.