Mobi Casa

Drita vazhdon me forca të vjetra

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Duke mos dëmtuar fushën, e cila vazhdon të mbetet ndër më të mirat në Kosovë, KF Drita është në vlugun e përgatitjeve për pranverë, të cilën do ta pres me pak ndryshime në përbërje. Ekipi gjilanas të thuash nuk ka angazhuar asnjë përforcim, por kjo nuk ka ndikuar që të bije intensiteti i përgatitjeve.

“Po punojmë me të madhe për stinorin që pritet të nis së shpejti. Futbollistët e Dritës kryesisht mbeten ata të vjetrit, të stinorit të kaluar, ngase këtë vit, të thuash nuk pati fare përforcime”, thotë Arbnor Morina, kryetrajner i Dritës, i cili tashti ka disa lojtarë të rinj në dispozicion, lojtarë që vet i ishin ofruar klubit dhe ata janë kryesisht nga Tërnoci e Presheva, sikurse që klubit i janë bashkëngjitur edhe pesë lojtarë juniorë, derisa nga ekipi është larguar shqiptari Besmir Xhika.

Fundamenti

Bashkë me ndihmësin e tij, Afrim Shahini, Arbnor Morina po e përgatit ekipin në fushën e vogël, ngjitas me fushën kryesore. Morina, thotë se po është vështirë të sigurohen lojtarë cilësorë, që janë të shtrenjtë, derisa për të sapoardhurit, thotë se ata do të verifikohen dhe nëse ua mbushin mendjen do të mbahen.

Sipas tij, lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore e fizike, se Përparim Osmani është në rehabilitim e Genc Sermaxhaj dhe Besim Isufi u operuan dhe tash po punojnë bashkë me shokët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.