ARKATANA

Drita, tri ndeshje asnjë gol

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Futbollistët e Dritës nuk po mund ta gjejnë golin as në ndeshjen e tretë në këtë pranverë. Pas dy ndeshje radhazi të humbura jashtë fushës së vet, gjilanasit në ndeshjen e parë para shikuesve të vet nuk ia dolën që të shënojnë fitore, ngase në ballafaqim me Trepçën e ndanë baraz pa gola.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 700. Arbitra: Ilir Shuleta, Alban Ejupi, Meriton Berisha, Genc Nuza. Kartoni i verdhë: Shabani – Llapashtica, Pllana. Ademi, Turku.

Drita: Latifi, Hasani (Islami), Tusuni, Prekopuca (Berisha), Syla (Jashari), Shabani, Ramushi, Limani, Kelmendi, Bërbatovci, Gashi. Trajner: Arbnor Morina.

Trepça: Ademi, Syla, Kutllovci, Turku, Llapashtica, Pllana, Mustafa, Maxhuni (Aliu), Babaj, Tota, Krasniqi (Voca). Trajner: Emin Ajvazi.

Futbollistët e Dritës nuk po mund ta gjejnë golin as në ndeshjen e tretë në këtë pranverë. Pas dy ndeshje radhazi të humbura jashtë fushës së vet, gjilanasit në ndeshjen e parë para shikuesve të vet nuk ia dolën që të shënojnë fitore, ngase në ballafaqim me Trepçën e ndanë baraz pa gola.

Mysafirët nga Mitrovica, që janë futur në zonën e rrezikshme, këtë pikë e kanë të mirëseardhur.

Eco Higjiena

Vendasit kanë qenë më të mirë fund e krye, por nuk ia kanë dalë të shënojnë asnjëherë.

Drita që në nismë ka mundur të shënojë, por gjuajtjen e fortë të Kelmendit në minutën 12 e ka ndalur portieri Ademi, derisa pak minuta më pas Gashi nga një pozitë shumë e mirë ka gjuajtur mbi portë.

Edhe mysafirët nuk ishin pa raste në pjesën e parë, bile ata njëherë ia dolën të shënojnë, por goli u është anuluar me arsyetimin se ishte pozitë jashtë loje. Në minutën 37, Tosuni për pak sa nuk shënoi autogol, kur devijoi topin e Latifit iu desh shumë mund për të shpëtuar gol të sigurt.

Në pjesën e dytë, në minutën 52, Berbatovci ka pasur një rast ideal për shënim, ngase pas bashkëveprimit të bukur nga afërsia ka gjuajtur mbi portë. Deri në fund të ndeshjes, Drita mbizotëroi, por sulmuesit e saj nuk e gjetën rrjetën

Thanë pas ndeshjes: Arbnor Morina (Drita): “Na mungoi goli në një mbizotërim që e patëm fund e krye gjatë ndeshjes. Djmtë e dhanë maksimumin, por goli mungoi. U vërejt mungesa e Xhevdet Shabanit e përforcimet që i morën ende nuk janë stabilizusar. Ka disa njerëz në qytet, që këtij ekipi nuk ia duan të mirën.”

Emin Ajvazi (Trepça): “Më e mirë do të ishte fitorja, por jemi të kënaqur me një pikë. Këso ndeshje nuk ka pasur sivjet. Ajo ishte shumë e mirë e rezultati real”. /ajonipress/