Eko Higjiena

Drita transferon sulmuesin Blerim Krasniqi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Skuadra e Dritës ka prezantuar transferin e ri, sulmuesin nga Shqipëria, Blerim Krasniqi.

Krasniqi do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në superligën shqiptare.

Mobi Casa

Blerimi ka qenë pjesë edhe e superligës së Kosovës dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga superliga e Rumanisë.

Lojtari është pritur në zyrat e klubit nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe marrëveshja është nënshkruar për periudhën dy vjeçare.