UBT

Drita nuk ndalet, vazhdon rrugën drejt titullit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Klubi i Basketbollit “DRITA” femrat vazhdon rrugën e fitoreve pasiqë këtë javë e mposhti Kastriotin nga Ferizaji me rezultat 20 – 113 , dhe me këtë fitore bindëse vashat Gjilanase tregojnë një seriozitet dhe disiplinë të lartë në lojën e tyre.

Afrim Selimi kryetrajner tha se në xhiron e ardhshme e pret në shtëpi ekipin e Sigal Prishtinës ku edhe presin fitoren e radhës që do të ju siguroj play-offin .

Ndërsa nesër pritet nënshkrimi i marrëveshjes edhe me dy përforcime nga Maqedonia që do ta ndihmojnë ekipin në luftë për titull kampioni. Sipas tij bëhet fjalë për dy lojtare mjaft cilësore të cilat kanë qenë edhe në reprezentacion të Maqedonisë në garat ndërkombëtare, pasi që nuk u arrit marrëveshje me dy lojetaret Amerikane, zgjidhja vjen nga shteti fqinj.

Eco Higjiena

KB “Drita”, gjendet momentalisht në pozitën e dytë dhe gjasat janë reale që të hyj në play-off dhe të jetë pjesë e garës finale për titull kampioni gjë e cila do të jetë një risi në basketbollin e Kosovës.

Me dy përforcimet nga Maqedonia si dhe me lojën e zhvilluar nga lojtaret vendore pasi që vendoret janë bartëse të lojës KB “Drita” do të jetë pretendent për titull tha Selimi./rajonipress/