UBT

Drita nuk e njeh Malazog Hoxhën për kryetar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i KF Drita, Ismajl Rashiti, ka thënë se skuadra që ai drejton nuk do ta njohë për kryetar Malazog Hoxhën , madje ata fare nuk do të garojnë në garat që ai udhëheq.

Zgjedhja e Malazog Hoxhës për kryetar të lidhjes rajonale të futbollit në Gjilan ka ngjallur reagime dhe mospajtime në radhët e KF Drita.

Kryetari i KF Drita, Ismajl Rashiti, ka thënë se skuadra që ai drejton nuk do ta njohë për kryetar Malazog Hoxhën , madje ata fare nuk do të garojnë në garat që ai udhëheq.

ARKATANA

Siç ka thënë Rashiti qyteti i Gjilanit ka njerëz shumë më profesionit, ish-futbollistë me karrierë të begatshme kështu që ne nuk mund të pranojmë të na udhëheq një arbitër.

Rashiti, tha se ata kishin propozuar që vendi bosh i lënë nga i ndjeri Xhelal Bajrami, të udhëhiqet nga dy punëtorë sportivë, Isuf Morina e Avdulla Syla, por që kuvendarët nuk u pajtuan.

Sipas tij, Hoxha kishte përdorur autoritetin si kryetar i gjyqtarëve dhe i kishte premtuar Pozhoranit e Kamenicës se do të t’u ndihmojë për t’u inkuadruar në Ligën parë. “Ai si kryetar për delegimin e arbitrave në ligën e dytë i ka premtuar Pozhoranit se do të fusë në Ligën e parë, sikurse edhe Kamenicës. Ka regjistruar shkolla të ndryshme të futbollit me të vetmin qëllim që të përfitojë votat pa kurrfarë kriteri. Çka është më e keqja i janë marrë e drejta e votës Tërnovcit, i cili i ka të regjistruar 100 futbollistë. Për këtë arsye KF Drita nuk e pranon Malazog Hoxhën për kryetar dhe ne nuk do të garojmë me grupmosha në këtë ligë. Do të formojmë ligën rajonale paralele ose do të garojmë me ndonjë regjion tjetër”, ka shtuar Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.