Mërgim Vojvoda afër të vazhdojë kontratën me Torinon
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda është afër rinovimit të kontratës me Torinon.
Kështu ka raportuar të martën “Sky Sport” i Italisë.
Sipas sajtit italian, mbrojtësi i krahut ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
“Roli i Vojvodës në ekipin e Torinos është shumë i rëndësishëm. Ai po paraqitet me shumë sukses në të dyja krahët e mbrojtjes te Torino. Kontributi i tij po vlerësohet edhe në fazën e sulmit”, shkruan “Sky Sport”.
Vojvoda po luan rregullisht në vitet e fundit te Torino.
Skuadrës elitare të Italisë iu bashkua në vitin 2020.
Për Kosovën nga viti 2017 ka luajtur 51 ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola.