ARKATANA

Drita ka harruar se si shënohet goli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në dy ndeshje të luajtura si vendës këtë pranverë, Drita nuk ia ka dalë të shënojë asnjë gol.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 1700. Arbitra: I. Shuleta, L, Muhadri, M. Aliu, B. Kosumi. Kartoni i verdhë: Hasani – Bejta, Gashi, Miftari, Arifaj.

Drita: Latifi, Hasani, Kelmendi (Baxhuku), Prekopuca (Hajdari), Syla, B. Shabani, Zhdrella, Limani, Islami, Bërbatovci, Gashi (Tosuni). Arbnor Morina.

Drenica: Sadiku, Ibrahimi, Bejta, Geci, Cakaj, Gashi, Miftari, K. Lushtaku, Sh. Lushtaku (Tahiri), Elshani, Arifaj. Trajner: Fadil Rama.

Drita nuk ka shënuar asnjë gol në fushë të vet këtë pranverë. Gjilanasit, që po vuajnë tash e katër xhiro, nuk arritën më shumë se një pikë edhe pse në përbërjen e tyre u paraqit lojtari më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, të cilin ekipi gjilanas e kishte angazhuar këtë mesjavë.

Pos që nuk shënoi, Drita nuk e pati asnjë gjuajtje në kornizën e portës, atë nuk e bënë as mysafirët, por ata në fund dolën të kënaqur me një pikë.

Eco Higjiena

Pjesa e parë kaloi pa ndonjë rast, loja u luajt në mes të fushës dhe ashtu zgjati deri në përmbyllje të pjesë së parë. Lojë me angazhuese pati në pjesë të dytë, por ajo kaloi pa ndonjë konkretizim.

Në minutën 48, Elshani i mysafirëve gjuajti mbi portë. Në minutën 62, Berbatovci pati rast të mirë, por edhe ky gjuajti jashtë portës. Edhe zëvendësuesi Hajdari nuk qe i saktë në minutën 70, ngase ai nga largësia gjuajti furishëm, por topi shkoi mbi tërthorëse. Rasti i fundit ishte ai i mysafirëve në minutën 71, por edhe Tahiri nuk ishte i saktë.

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina (Drita): Mysafirëve u uroj për pikën e fituar, por kam vërejtje në arbitrin. Unë nuk e di si po delegohen arbitrat. Ky i sotmi na dëmtoi për dy penalti të pastra. Është hera e dytë që po dëmtohemi”.

Fadil Rama (Drenica): „Erdhëm për të mos humbur. Fitorja nuk erdhi, por barazimi ishte epilog real“. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.