Drita fiton ndeshjen miqësore

Gjilan – Shënues: G. Aliu ‘47, B. Shabani ‘62 – Idrizi ’77. Drita – Trepça ’89 2:1 (0:0).Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 600. Gjyqtarë: I. Kelmendi, B. Morina, E. Zeqiri, E. Janjevaliu. Shënues: G. Aliu ‘47, B. Shabani ‘62 – Idrizi 77’. Të ndëshkuar nuk pati.
Drita: Latifi, Ramadani, Ahmeti, Tusuni (Morina), Cakaj, Xh. Shabani, Abazi (Baxhuku), Sopa, G. Aliu (S. Aliu), B, Shabani, Rama. Trajner: Arbnor Morina.
Trepça ’89: Selimi, Bekteshi, Berisha (Feka), Potoku, Dajaku, Ademi, Musaj, Idrizi, Sahiti, Jetullahu (Kaqiku), Tolaj (Latifi). Trajner: Gani Sejdiu.
Futbollistët e Dritës së Gjilanit pas gjashtë xhirove pa fitore, më në fund kanë arritur të marrin tri pikë para shikuesve të tyre, duke ndërprerë kështu rezultatet negative. Fitorja është arritur pas një angazhimi më të madh në pjesën e dytë, ku edhe janë shënuar të gjithë golat. Loja pa ngarkesë e dy skuadrave ka mundësuar lojë të hapur dhe të bukur për shikuesit.
Pjesa e parë më shumë është zhvilluar në mesin e fushës dhe ishte Drita që kishte një iniciativë të lehtë, por që nuk arriti të krijojë ndonjë rast ideal për të shënuar përveç disa gjysmërasteve, derisa mysafirët asnjëherë nuk rrezikuan portën e vendasve.
Me të filluar pjesa e dytë, skuadra vendase është futur në lojë më e vendosur për të shënuar sa më shpejt dhe këtë e ka arritur që në minutën e dytë, ndërsa golashënues ishte G. Aliu, i cili bukur është shërbyer nga Abazi dhe nuk e kishte të vështirë të shënojë në këndin e epërm të djathtë të portierit mysafirë.
Goli i dytë për Dritën është shënuar në minutën 62, nga goditja nga këndi të cilën bukur e harkuar në zonë Xh. Shabani, ndërsa te pika e penalltisë më së miri gjendet B. Shabani që më së larti është shkëputur dhe ka shënuar gol me kokë.
Mysafirët pas pësimit të dy golave, kanë hapur lojën dhe pas krijimit të disa rasteve të mira për shënim, në minutën e 77 kanë arritur të zvogëlojnë epërsinë e vendasve në vetëm një gol. Ishte Idrizi i cili nga një largësi 22 metra ka gjuajtur fuqishëm, duke mposhtur portierin Latifi.
Thanë pas ndeshjes
Arbnor Morina kryetrajneri i Dritës. “Ishte kjo lojë e vështirë, aq më parë që u përballëm me të dytin në tabelë. Edhe më parë patëm lojë të mirë, por kohëve të fundit na mungoi rezultati. Edhe lojtarët tanë të rinj dëshmuan se bëjnë lojë të bukur, kurse minatorët dëshmuan se nuk janë rastësisht në pozitë në krye”.
Gani Sejdiu, kryetrajner i Trepçës ’89. “Luajtëm pa ngarkesë dhe erdhëm me ekip plotësisht të ri, të cilët po i promovojmë, ngase tashti i kemi çuar duart nga titulli. Kjo ka një të mirë, ngase u dhamë hapësirë lojtarëve të rinj, të cilët po i testojmë për stinorin e ardhshëm”./rajonipress/