Bersant Celina bën asist në derbin e Suedisë, u ndërpre për pak minuta shkaku i tifozëve

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka bërë një asist në ndeshjen mes AIK-ut dhe Norrkopingut, e vlefshme për javën e dytë në elitën e futbollit suedez.
Celina asistoi për golin 2:3 te bashkëlojtari i tij, Guidetti, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje u ndërpre për pak minuta, pasi tifozët e gjuajtën me sende të forta gjyqtarin anësor.
Tani ajo ka filluar dhe rezultati momental është 3:3 në të mirë të mysafirëve.
Kujtojmë që Celina ditë më parë shënoi edhe golin e parë këtë sezon me fanellën e AIK-ut./Indeksonline/