Eko Higjiena

Drita barazon përsëri para shikuesve të saj

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shënues: G. Aliu ’20 – L. Doshlaku ’70 (pen). Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 300 Shënues: G. Aliu ’20 – L. Doshlaku ’70 (pen) Gjyqtarë: F.Tahiri, F.Berisha, G.Mehmeti, B.Kosumi. Kartoni i verdhë: Ramushi, Ahmeti, Cakaj (Drita) – Shala, Istogu, Lladrovci (Feronikeli).

Drita: Latifi, Morina, Ahmeti, Cakaj, G. Aliu (S. Aliu), Shabani, Abazi, Ramushi, Baxhaku (Ramadani), Rama (Tusuni), Sopa.

Feronikeli: Kolshi, Zariqi, Sogojeva, Istogu, Gërbeshi, Lladrovci, Shala (Q. Elshani), Mullallari (Gashi), Karahoda, Sejdiu, E. Berisha.

Gjilan: Drita – Feronikeli 1:1 (1:0)

Futbollistët e Dritës, pas barazimit kundër skuadrës së Lirisë në javën e fundit, edhe këtë të diele kanë dëshpëruar shikuesit e tyre duke luajtur barazim kundër skuadrës së Feronikelit, me skuadrën që lufton për pozitën e tretë në Superligë. Ndeshja është karakterizuar me dy pjesëlojë të ndryshme, derisa në pjesën e parë Drita ishte më e mirë dhe shënoi një gol, në pjesën e dytë ishin mysafirët që së pari barazuan rezultatin, por që kanë mundur edhe të shënojnë fitore.

Deri në minutën e 14, loja është zhvilluar në mesin e fushës duke matur skuadrat forcat e tyre dhe duke tentuar të gjejnë dobësitë e njëri-tjetrit. Në minutën e 14, Sopa i Dritës ka gjuajtur fuqishëm nga 18 metra, por topi ka shkuar për disa centimetra jashtë pingules së majtë të portierit mysafirë.

Katër minuta më vonë, Ishte Abazi që ka depërtuar nga e majta, duke kaluar mbrojtësin mysafirë, është futur brenda zonës, por përsëri ishte portieri mysafirë që hedh topin mbi portë.

Në minutën e 20, shohim një aksion perfekt nga vendasit dhe në këtë kanë marr pjesë të gjithë lojtarët e sulmit të vendasve, duke e endur topin dhe në fund në pozitë të pastër ka dalë Aliu para portierit Kolshi, i cili mposhtet për herë të parë në këtë takim.

ARKATANA

Rastin e vetëm në 45 minutat e parë për mysafirët e pati Berisha, duke iu falënderuar lojtarit Ahmeti të Dritës, i cili ia dhuron topin sulmuesit mysafirë, ku avancon drejt portës së Latifit, i cili i hidhet në këmbë dhe shpëton golin e tij.

Në minutën e 58, portieri mysafirë është dashur të intervenoj dy herë për të shpëtuar golin e tij, pasi Shabani dy herë ka tentuar të shënoj, por dy herët nuk ishte i saktë.

Përsëri ishte një futbollist vendas që i jep rast mysafirëve për të shënuar dhe ky ishte Rama që ka humbur një top para 16 metërshit, topin e merr Berisha që gjuan në drejtim të portës, por ishte Cakaj që prek topin me dorë, ndërsa gjyqtari që ishte afër nuk i mbeti tjetër veç të akordoj penallti për mysafirët, të cilën në gol e shndërron Doshlaku.

Pas pësimit të golit vendasit me të gjitha forcat sulmojnë, por kanë mundur të pësojnë pasi mysafirët disa herë dolën të vetmuar para Latifit, por nuk shënuan, derisa te vendasit rasti më i mirë për shënim është paraqitur ne minutën e 89, kur Shabani futet brenda zonës, gjuan fuqishëm, portieri mysafirë intervenon por vetëm arrin ta dëbojë topin deri te Ramushi që nga afërsia nuk ka arritur të shënoj.

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina, kryetrajner i Dritës: Pjesa e dytë ishte diametralisht e kundër me pjesën e parë. Në të parën shënuam golin dhe patëm raste të shumta, derisa në pjesën e dytë pa arsye ia lëshuam iniciativën kundërshtarit, i cili barazoi dhe pati disa raste të tjera. Barazimi në fund mendoj se ishte real dhe na mbetët ditët në vijim të shohim se kush është fajtor për këto ndeshje të dobëta të Dritës, trajneri ka faj apo dikush tjetër.

Ramiz Kelmendi, kryetrajner i Feroniklit: Përgëzojë futbollistët e mi për angazhimin e treguar në këtë ndeshje edhe përkundër vapës që mbretëroi gjatë këtij takimi. Dy skuadrat treguan futboll cilësor dhe i meritojnë pozitat aty ku janë. Barazimi në fund sipas meje ka qenë real, po edhe të fitonim nuk do të ishte e pa merituar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.