Drita Bajrami – Kajtazi (In memoriam)

Nga Nijazi Musmurati – Mëngjesi i të enjtës të datës 24.10.2024 sjelli një lajm të trashtë, një lajm të tronditës, një lajm të papritur dhe të paimagjinueshëm, një lajm të kobshëm dhe shumë shumë trishtues që askush nuk do ta mendonte dhe paramendonte në imagjinatën e vet, një lajm pikëllues, një lajm mortor që shpirti më dridhet nga po i shkruaj këto fjalë që nuk është dashur kurrë t`i shkruaj për një njeri, për një femër, për një nënë, për një punëtore, për një ingjiniere shembullore, për një shoqe të gjithanshme në të gjitha aspektet me të cilën punova kohën e fundit deri sa u pensionova, për një grua me emrin DRITË që shndriste dhe shkëlqente në profesionin e saj, paska ikur nga kjo jetë aq shpejt si një meteor i shpejtë që bie nga qielli!
Oj DRITË! Si na ike me këtë shpejtësi të rrufeshme e na la vetëm me kujtimet më të bukura për juve! Na ike si vetëtimë e të mos shohim më! A mendove se mos po ti rrëmbejmë apo ti kopjojmë ato sjellje shembullore, ato aftësi dhe cilësi të veçanta, ato njohuri dhe dituri të pakufijshme që vetëm personaliteti i juaj i posedonte!
Për aq kohë sa punova me zojën DRITË ndajë kujtimet më të bukura!
Ishte e përgatitur profesionalisht, komunikuese dhe racionale!
Ndarja nga DRITA Bajrami Kajtazi është një humbje e dhimbshme dhe e pakompenzueshme në radhë të parë për familjen e ngushtë të saj: për dy fëmijtë e saj djalin dhe vajzën që janë shembull persë miri, për bashkëshortin Agimin që me DRITËN pos që ishin bashkëshortë të shkëlqyeshëm, njëherit ishin dhe shokë! A ka më mirë dhe më bukur! Është humbje e madhe për Komunën e Gjilanit që në mesin e saj nuk gjendet tani një ingjiniere si DRITA!.
Humbje e pakompenzueshme për mbarë shoqërinë! Them kështu sepse DRITA posedonte njohurinë, diturinë, zotësinë, mençurinë e mbi të gjitha përgjegjësinë!
Pas daljes time në pension menjëherë nga komuna suspenduan një grup të madhë kuadrosh profesionale e në mesin e tyre qëndronte edhe emri i ingjinierës DRITË punëtore, të papërtueshme dhe largpamëse pa fajin e tyre por me fajin e udhëheqjes komunale!
DRITA së bashku me të tjerët u suspenduan dhe pushuan nga puna mbi 7 vite donë te thotë kjo odisejadë ka zgjatë mbi shtatë vite dhe tani u kthyen në punë! Kush do ta merr këtë përgjegjësi vetëm për teke të dikujt!
Para dhjetë dite qëndrova në zyrën ku ishte kthyer të punonte përsëri DRITA dhe u gëzua së tepërmi që e vizitova dhe shkëmbyem një bisedë miqësore dhe kolegiale!
Ja se në çfarë bote po jetojmë! Sot e shef njeriun e nesër ndinë se nuk ekziston më!
Kjo qenka jeta tinzare! kështu qenkan ligjet e natyrës edhepse nuk po na pëlqejnë, nuk po mundemi ti ndryshojmë!
Jetë o jetë! siç thotë dhe Spase: Bota e hiqit, prej hiqit për hiqin etj.!
Oj DRITË edhepse nuk po me thuhen këto fjalë për ju, po më duhet ti them me zemër thyer sepse nuk do të shihemi më por do të mbetën fjalët dhe kujtimet më të ëmbla dhe më të bukura për juve!
DRITË! Pusho e qetë në tokën e Kosovës nënë sepse çdoherë kur kishim rast të takohemi e bisedonim këtë temë!
Trupi i juaj DRITË pushoftë i qetë në parajsën e paskajshme dhe do të bëj dritë si feniks gjithmonë sepse e tillë ishe!
Lavdi, lavdi, lavdi……..!
Gjilan, 24.10.2024