UBT

Drilon Shala transferohet në Turqi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sulmuesi kosovar, Drilon Shala, është larguar nga Lahti finlandez pas shtatë viteve të kaluara te kjo skuadër. Shala 25-vjeçar ka firmosur me skuadrën e kategorisë së dytë turke, Tavsanli Linyitspor. Shala me klubin turk ka firmosur kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë.

Ai pjesë e Lahtit ishte nga fillimi i vitit 2006. Për këtë skuadër ka zhvilluar 100 ndeshje në kategorinë e parë të Finlandës “Veikkausliiga”, ndërsa ka realizuar 23 gola. Në vitin 2011 me Lahtin luajti në kategorinë e dytë, ndërsa shënoi gjashtë gola në 12 ndeshje. Ai thotë se ka zgjedhur Turqinë që të bëhet futbollist më i mirë. “Nga Finlanda largohem me 100 ndeshje në kategorinë e parë. Dua të arrij më shumë dhe të bëhem futbollist më i mirë.

Mobi Casa

Në Turqi mentaliteti është i njëjtë me atë në Kosovë dhe besoj se për mua do të jetë më lehtë që të luajë atje”, ka thënë Shala. Ai kishte disa paraqitje për U-19 të Finlandës. Në edicionin e vitit 2012 shënoi shtatë gola në 30 ndeshje për Lahtin. Ishte sulmuesi kryesor i skuadrës. Tavsanli po lufton për ekzistencë në kategorinë e dytë turke.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.