FIDANISHTJA

Rey Manaj realizon gol në fitoren e Sivassporit – hap i madh që të sigurojnë mbijetesën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sivasspori ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Antalyasporit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit turk.

Njëri ndër golashënuesit e Sivasspor në këtë takim ishte sulmuesi shqiptar Rey Manaj, i cili si shpeshherë këtë sezon, edhe në këtë sfidë arriti të lë shenja.

Manaj ishte autor i golit të dytë të cilin e realizoi në minutën e 75-të për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Kjo ishte paraqitja e 25-të e Manajt këtë edicion në Superligën e Turqisë dhe ka 11 gola të realizuar dhe katër asistime.

ARKATANA

Për Sivassporin kjo fitore ishte e domosdoshme duke marrë parasysh luftën e madhe që po bëhet në pjesën e poshtme të tabelës për të siguruar mbijetesën.

Ekipi i Manajt u rikthye kështu tek fitoret pas tri ndeshjeve pa rezultat pozitiv dhe tashmë numëron 34 pikë duke mbajtur pozitën e 15-të në renditje.

Javën e ardhshme ata i pret një duel mjaft i vështirë pasi do të luajnë në udhëtim ndaj kampionit në fuqi dhe liderit aktual Galatasarayt./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.