ARKATANA

Drejtuesit e KOK-ut pritën ekipin e karatesë, pas suksesit historik

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e karatesë, pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Botëror në Budapest, ku ekipi i vajzave fitoi medaljen e bronztë në ekipore.

Presidenti Krasniqi përgëzoi ekipin e vajzave, duke thënë se suksesi i tyre na bënë krenarë të gjithëve dhe që vjen pas një pune dhe përkushtimi ndër vite të karateisteve dhe gjithë komunitetit të karatesë.

ARKATANA

Në emër të ekipit, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, falënderoi drejtuesit e KOK-ut për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se suksesi i arritur erdhi pas një konkurrence tejet të fortë, ku u përballën me shtete që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kampionate Botërore, por edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Për rrugëtimin deri tek medalja dhe sfidat që kishin, folën edhe përzgjedhësi, Isak Latifi, trajneri Alban Beqiri dhe karateistet, Fortesa Orana, Vlera Qerimi e Hatixhe Zejnullahu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.