Drejtuesit e Drotmundit paralajmërojnë Januzajn
Michael Zorc, menaxher i përgjithshëm i Borussia Dortmund, këmbëngul se skuadra gjermane nuk planifikon ta rikthej Adnan Januzajn sërish në Manchester United.
Ai ka thënë se mesfushori shqiptar me tipare sulmuese duhet të punojnë më shumë në mënyrë që t’ia zë vendin në formacionin bazë, Reuisit, Mykhtiaryan, Kagawas apo Aubameyanut, ndërsa ai do të qëndrojë në stadiumin Westfalenstadion deri në qershor të vitit të ardhshëm.
“Januzaj duhet të punojë në mënyrë që të konkurrojë me Marco Reus, Shinji Kagawa, Henrikh Mykhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang. Kjo nuk është çështje qesharake”, argumenton Zorc, transmeton Telegrafi.
“Ekipi luan jashtëzakonisht shumë mirë – për fat të keq të Januzajt. Por në këtë kohë nuk ka ndonjë arsye për të ndryshuar”, ka thënë Zorc për mediat gjermane.
Edhe trajneri belg, Marc Wilmots e ka lënë anash duke mos e ftuar në Kombëtare ish-lojtarin e Anderlechtit shkaku i mos-angazhimit te ‘milionerët’ gjerman.


