Eko Higjiena

Drejtuesit e automjeteve në Viti, ankohen për rrugët e dëmtuara

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Dëmtimi i shpejtë i rrugëve dhe vonesat në riparimin e tyre po u shkaktojnë probleme të mëdha qytetarëve, drejtuesve të automjeteve në Komunën e Vitisë.

Fotot janë të bëra nga vendngjarja në rrugën Viti – Pozheran e quajtur “Hasan Prishtina”, rruga e gërryer ka shkaktuar gropa dhe akumulimi i ujit në to po e rritë pasigurinë tek shoferët e automjeteve thuhet në reagimin e EVSB-së.

Drejtuesit e automjeteve i than EVSB-së, se dëmet që i pësojnë janë të shumëfishta, nga dëmtimi i veturave e deri te aksidentet.

ARKATANA

“Po dëmet janë evidente, po shkaktohen prishje të automjeteve, po bëhet dy herë apo tri herë e njëjta punë edhe prapë nuk përfundon. Është më mirë të mos nisin shumë punë, por atë që e nisin ta përfundojnë, e jo veç të nisin e kurrë mos të përfundojnë”, thonë disa nga drejtuesit e automjeteve.

Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugorë thuaja fare nuk përfillet, sepse personi apo kompania në fjalë nuk bënë sigurimin e vend punishtes me shenja adekuate të komunikacionit siç janë: Shenjat e rrezikshme, punime në rrugë dhe gunga në rrugë. Shenjat që gjenden në foto, punime në rrugë, gunga në rrugë, ato në vendpunishte në rrugët ku punohet nuk vendosen nga kompanitë kontraktuese, thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.