Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Vitisë, Apel urgjent – Mos ndezni zjarre!

Viti – Jemi në kulmin e sezonit të verës, me temperatura të larta dhe thatësi të theksuar, të cilat rrisin në maksimum rrezikun e përhapjes së zjarreve në arat, livadhet, pyjet dhe hapësirat e tjera të hapura. APELOJMË me ngulm të gjithë qytetarët që: Të shmangin çdo lloj ndezjeje në ambient të hapur, përfshirë djegien e mbeturinave, kashtës apo çdo aktivitet tjetër që mund të shkaktojë zjarr.
Apeli i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Vitisë ju drejtohet me një apel urgjent dhe të sinqertë, pas situatës shqetësuese të krijuar nga zjarret në komunën tonë.
Vetëm sot, në Komunën e Vitisë, janë djegur mbi 40 ari grurë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe rrezikuar seriozisht jetën dhe pronën e qytetarëve.
Jemi në kulmin e sezonit të verës, me temperatura të larta dhe thatësi të theksuar, të cilat rrisin në maksimum rrezikun e përhapjes së zjarreve në arat, livadhet, pyjet dhe hapësirat e tjera të hapura.
APELOJMË me ngulm të gjithë qytetarët që:
Të shmangin çdo lloj ndezjeje në ambient të hapur, përfshirë djegien e mbeturinave, kashtës apo çdo aktivitet tjetër që mund të shkaktojë zjarr.
Të lajmërojnë menjëherë në rast se vërejnë ndonjë zjarr ose rrezik për zjarr.
Të ndihmojnë në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fazat e para, kur kjo është e mundur pa rrezikuar veten.
Për raste emergjente, lajmërohuni menjëherë në këta numra:
Emergjenca – 112
Zjarrfikësit – 193
Policia e Kosovës – 192
Ndihma e Shpejtë – 194
Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.
Kujdes: Zjarrvënia e qëllimshme apo nga pakujdesia është vepër penale dhe ndëshkohet me ligj.
Të dashur qytetarë, toka është pasuria jonë e përbashkët. Ruajeni nga zjarri, sepse një pakujdesi e vogël mund të kthehet në një katastrofë të madhe.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Drejtoria për Bujqësi
Komuna e Vitisë