Mobi Casa

Drejtoria e Kadastrit i ka kryer 11 mijë lëndë në shërbim të qytetarëve për pesë muaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës gjatë 5-mujorit të punës kanë realizuar 11 mijë lëndë, ndërkaq 81 të tjera janë në proces.

“Nga 11 mijë lëndët e kryerja kanë të bëjnë me rregullimin e marrëdhënieve pronësoro-juridike që nga trashëgimia e deri të shitblerja, hipotekat, kopje të certifikatave pronësore, certifikata të gjendjes ekonomike, sikurse edhe kopje të planit. Të gjitha këto lëndë janë kryer në afat rekord, duke mos i lënë në pritje qytetarët”, ka thënë drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, Sadudin Berisha.

Berisha tha se janë në procesin e harmonizimit të pjesës tekstuale dhe grafike të gjendjes kadastrale dhe asaj të planifikuar si në kampin
“Montieth” që përfshinë 25 zona kadastrale sipas kërkesave të qytetarëve.

FIDANISHTJA

Ai tha se janë në procedim të kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve qeveritare dhe komunale lidhur me çështjet pronësore në realizimin e projekteve kapitale siç janë autoudha Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti zona kadastrale Ponesh e Bresalc, ku janë 500 parcela katastrale.

Berisha theksoi se janë përmbyllur 50 parcelat nga projekti i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtinë, ndërkaq pohoi se janë paguar mbi 260 mijë euro në emër të shpronësimeve në realizimin e projekteve rregulluese urbane. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.