Fundamenti

Dredhëzat zbardhin dhëmbët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dredhëza mund t’u ndihmojë të zbardhni dhëmbët, kjo për shkak të përbërjes së tyre acidike.Për zbardhuar dhëmbët ju vetëm mund të shtrydhni një dredhëz dhe ta zhytni në të brushën e dhëmbëve dhe më pas fërkoni dhëmbët me të.

Por, ekspertët këshillojnë që pas pastrimit të dhëmbëve me dredhëza t’i shpërlani ato me një përbërje tjetër anti-acidike. Për të përgatitur këtë mbushni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhni ca sodë buke (bikarbone) në të. Me këtë tretësirë shpërlajeni gojën pas pastrimit me dredhëz, e cila do ta neutralizojë aciditetin e shkaktuar në gojë nga dredhëza.

Një mënyrë tjetër për të mbrojtur dhëmbët tuaj (por duke mos i zbardhur) është të konsumoni nga një copë të vogël djathë pas çdo ushqimi. Kazeina dhe disa proteina tjera në djathë është treguar se reduktojnë humbjen e mineraleve nga smalti i dhëmbëve.

Përtypja e djathit po ashtu stimulon qarkullimin e pështymës, që neutralizon acidet e dëmshme të cilat shkatërrojnë dhëmbët ose gërryejnë dhëmbin.

ARKATANA

Për t’u kujdesur për dhëmbët tuaja, ide e mirë është edhe të përtypni çamçakëzë pa sheqer të cilët përmbajnë ëmbëltuesin ksilitol.

Studimet kanë treguar se çamçakëzët me përmbajtje ksilitoli reduktojnë përgjigjen acidike të karbohidrateve. Ky po ashtu inhibon zgjerimin e prishjeve të shkaktuara nga bakteret dhe redukton numrin e përgjithshëm të pllakëzave të dhëmbëve.

Për të mbrojtur dhëmbët tuaj dhe për t’i ruajtur të fortë në përgjithësi, ndihmon edhe pirja e qumështit dhe çajit. Qumështi është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, derisa çaji është një prej burimeve më të natyrale të fluorit, që njihet se parandalon humben e mineraleve nga dhëmbët.

Një rregull tjetër i artë është të kufizoni pijet me sheqer dhe kurdo që t’i pini ata të përdorni kashtë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.