Fundamenti

Drama rumune fiton ariun e artë

/ 1 minutë lexim

Një dramë rumune e regjisorit Calin Peter Netzer, ka fituar Ariun e Artë në Festivalin e 63-të të Filmit në Berlin.

“Child’s Rose” flet për historinë e një nëne dominuese, e cila përdor pozitën e saj sociale për të shpëtuar djalin nga burgu.

Festivali i Filmit në Berlin, i njohur po ashtu si Berlinale, ka nisur më 7 shkurt dhe ka përfunduar të shtunën me ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve.

RCCOLA

Në mesin e të tjerëve, filmi iranian “Closed Curtain” ka fituar çmimin e parë për skenarin më të mirë.

Bashkëregjisor i filmit është disidenti Jafar Panahi, njëherësh fitues i Çmimit Sakharov për Liri të Mendimit, në vitin 2012.

Panahi është mbajtur nën arrest shtëpiak qysh në dhjetor të vitit 2010, nën akuzat se ka bërë propagandë antiqeveritare.