Fundamenti

Dorëzohet Suad Sherifi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të premten është dorëzuar në policinë e Gjilanit Suad Sherifi nga fshati Petrovc i Kamenicës. Sipas policisë i dyshuari mashkull shqiptar është vetë dorëzuar në stacionin Policor dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në fshatin Petrit të Kamenicës policia ka kontrolluar lokalin e të dyshuarit Suad Sherifi tek i cili janë gjetur substanca narkotike, dhe armatim i shumtë. Policia kishte sekuestruar drogë, armë dhe fishekë ndërkohë që ishte larguar ngas htëpia, por të premtën ai është dorëzuar në policinë e Gjilanit raporton rajonipress.

Ndryshe , Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë – Gjilan pas grumbullimit të informatave nga tereni se një i dyshuar posedon substanca narkotike të llojit Marihuanë dhe pas lejes me shkrim për bastisje nga institucioni përgjegjës njësiti DHTN – Gjilan ka bërë bastisjen e lokalit të dyshuarit Sadat (SH) Sherifi , dhe gjatë kontrollimit të lokalit ka gjetur : 11 paketime të ndara me peshë të përgjithshme 1720.7 gram (1 kg. e 720.7 gr.), substanca narkotike të llojit Marihuanë, 1 (një) peshore Elektronike 30 kg, 3), 1 (një) telefon celular Nokia, 1 (një) zinxhir i argjendit, 1 (një) revole me gaz ME 9, kalibri 9 mm prodhim gjerman dhe 1 karikator me 4 (katër fishek), 1 (një) revole EPS kalibri 6.35 mm , me një karikator dhe 21 fishek te kalibrit 6.35 mm7) , 5 (pese) fishekë të kalibrit 7. 62X39 mm 8) , 4 (katër) fishekë të kalibrit 7.09X57 mm , 1 (një) fishek të kalibrit 9X19 mm .

GRANDEMALL

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Petrit komuna e Kamenicës janë gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: (Një) revole EKOL SPECIAL 99 me gaz me një karikator , 1 (një)revole EKOL SPECIAL 99 me gaz , 23(njëzet e tre) fishek me gaz kalibri 9 mm , 42(katër dhjet e dy) fishek kalibri 7.9 X57 mm ,1(Një)fishek i kalibrit 45 mm , 8(tetë) copë pjesë rezervë të revolverit .

Substanca narkotike dhe dëshmitë tjera të dyshuara janë sekuestruar nga Krim Teknika Rajonale – Gjilan. Dëshmitarët janë intervistuar në zyrën e DHTN-së në Gjilan ndërsa i dyshuari është në arrati dhe nuk kemi mundur ta kontaktojmë . /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.