Fundamenti

Dorëzohet Qeveria, thotë se nuk ka afate kohore se kur do të formohet Ushtria

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës e përballur më kundërshtimin e Listës Serbe është dorëzuar që ta formojë ushtrinë brenda këtij viti.

Ndonëse ekzekutivi në bazë të Propozim-vendimit për programin legjislativ për vitin 2017, kishte paraparë që Projekt-Ligjin për Forcat e Armatosura ta dërgojë në Kuvend në fund të muajit nëntor, tashmë nuk përmend afate kohore se kur mund të formohet ushtria.

Ata thonë se janë duke punuar seriozisht për transformimin e FSK-së, dhe këtë janë duke e bërë në bashkëpunim me NATO-në dhe të gjitha institucionet vendore, shkruan lajmi.net.

Halil Matoshi, Drejtor i Zyrës për Komunikim në Qeverinë Haradiaj ka thënë për lajmi.net, se ekzekutivi është duke punuar intensivisht për formimin e ushtrisë, që ky proces të jetë një hap drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO.

LEXO EDHE: Thaçi në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it: FSK e gatshme për mision të ri

“Qeveria e Kosovës është e përgjegjshme dhe po punon seriozisht në çështjen e transformimit të FSK-së në FAK, si procesi më i rëndësishëm në këtë periudhë. Qeveria e Kosovës po punon intensivisht që transformimi i FSK në Forcat e Armatosura të jetë një hap i përbashkët për anëtarësimin e Kosovës në NATO, por nuk është i ndërlidhur me datë të kufizuar. Ky proces, si i tillë do të përmbyllet në bashkëpunim të plotë me të gjitha institucionet vendore, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Matoshi për lajmi.net.

Eco Higjiena

Ai nuk ka treguar nëse deri më tani Qeveria ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Listës Serbe, vota e të cilëve është e përcaktuese për formimin e ushtrisë.

Lista Serbe e cila ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar disa herë që nuk do ta votojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Ndërsa, edhe deputetë të partive opozitare, shprehen se me fuqinë që ka Lista Serbe në Kuvend, Kosova e ka të vështirë ta formojë ushtrinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën ka deklaruar se Kosova është shumë afër ta bëjë ushtrinë së bashku me NATO-në.

Duke parë kundërshtimin e Listës Serbe, Thaçi në mars të këtij viti kishte nisur një iniciativë që ushtria të formohet përmes ndryshimit të Ligjit për FSK-në.

Këtë projektligj ai e kishe dërguar edhe në Kuvend, ku më pas edhe Qeveria e kishte e miratuar. Por kjo nismë ishte kundërshtuar nga faktori ndërkombëtar, të cilët kërkonin që ushtria të formohet në pajtim më të gjitha komunitetet në Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.