UBT

Dorëheqjet në AKI, shqetësuese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetë dhe ekspertë të sigurisë zhvillimet të cilat kanë ndodhur në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, i kanë cilësuar si shqetësuese për shkak të ndjeshmërisë që e ka ky institucion i rëndësishëm shtetëror.

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, theksoi për Telegrafin se dorëheqjet e fundit në AKI janë shqetësuese.

Ai mendon se duhet të sqarohen arsyet e dorëheqjeve sepse kemi të bëjmë me një institucion të rëndësishëm shtetëror. Sipas tij, mund të ndodh që brenda këtij institucioni ka pasur mosmarrëveshjeve kjo ka rezultuar me dorëheqjen e anëtarëve të saj.

“Mendoj që punën kryesore në këtë drejtim e ka Komisioni për Siguri dhe brenda anëtarëve të komisionit duhet të trajtohen seriozisht këto probleme. Nuk është e domosdoshme që mbledhjet të jenë të hapura për publikun, me rëndësi është që ky mekanizëm ta ketë informacionin e mjaftueshëm për zhvillimet në inteligjencën kosovare”, ka thënë Maloku për Telegrafin.

Uji Dea

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për Siguri, Florin Krasniqi, pas takimit të komisionit, ka deklaruar për media se dorëheqjet e fundit në AKI të janë shqetësuese. Sipas tij, nuk do të lejohet që AKI të bëhet agjenci e dostave të askujt, duke punuar shumë në bërjen e një shteti të fuqishëm.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri, nuk ka dashur të prononcohet rreth zhvillimeve të fundit në AKI.

Deri tani në AKI, kanë dhënë dorëheqje tre zyrtarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.