Dorëheqja e Isa Mustafës, e pashmangshme

Pas reagimeve të disa anëtarëve të degëve të LDK-së në Prishtinë, me kërkesa për dorëheqje të Isa Mustafës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja brenda partiake para zgjedhjeve qendrore të këtij viti, ka reaguar së fundmi edhe Dega paralele e LDK-së në Gjakovë, e cila gjithashtu i është bashkangjitur kërkesës për dorëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, por edhe të nënkryetares Teuta Sahatqisë, e cila vjen nga GJakova, për humbjen e thellë në zgjedhjet lokale në Prishtinë e Gjakovë.
Organizimi i shpejtë i zgjedhjeve në LDK dhe dorëheqja e Isa Mustafës janë kërkesa që po vazhdojnë të mbeten çështje të adresuara në vazhdimësi edhe në Degën e 5-të të LDK-së.
“E kemi thënë troç edhe këtë herë se në LDK nuk guxon të na përsëritet një qeverisje shumë e keqe, të cilën e kemi pasur në të kaluarën me Komunën e Prishtinës, gjatë mandateve të kaluara të Isa Mustafës, kështuu që për t’i fituar LDK-ja zgjedhjet nacionale, duhet të ketë ndryshime edhe në krye të LDK-së”, tha burimi i gazetës nga Dega e pestë e LDK-së në Prishtinë.
Antarët e kryesisë qendrore kanë siguruar se sheqtësimet e ngritura nga Dega e 5-të do të përcillen në Kryesinë qendrore dhe drejtpërdrejt te kryetari Isa Mustafa.
“Edhe këtë herë ishte kërkesë e prerë e që zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja pa kush e Isa Mustafës dhe shpallja e zgjedhjeve të lira Brenda LDK-së”, ka shtuar burimi./Kosova Sot/