UBT

Këto janë disa nga arsyet pse LDK-ja i ka vendosur vija të kuqe LVV-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur lidhur me krizën politike.

Ajo tha se LVV-ja për LDK-në nuk është “alternativë që mund të jetë formulë për qeverisje”.

Derisa bëri të ditura arsyet se pse i ka vendosur vija të kuqe Lëvizjes Vetëvendosje.

”Jam shumë lumtur që jam pjesë e kuvendit, por mosarritja e konstituimit të Kuvendit është një ndjenjë e keqe, sepse Kosova po humbë, shpresoj që të zhbllokohet sa më shpejt”, tha ajo në Klan Kosova.

Mobi Casa

“Ne nuk mund të ushtrojmë një funksion jashtë atij që kemi, presim nga partia e parë që ta bëj këtë. VV ka mbajtur disa qëndrime problematike. Një qeverisje katër vjeçare që e ka dëmtuar shtetin e Kosovës dhe ka përdorur një diskurs tepër të dëmshëm për vet qytetarët. Dhe për këtë nuk jemi dakorduar, andaj i kemi vënë vijë të kuqe, tani për tani, në këtë legjislaturë”, theksoi Lushaku-Sadriu.

Lushaku – Sadriu, tha se ndihen komod në këtë pozicion dhe se nuk do të marrin pjesë në takim me Kurtin edhe nëse ftohen përsëri.

Takimin Memli Krasniqin, me të parin e PDK-së, Lushaku – Sadriu tha se e sheh si mashtrim të Kurtit.