FITORJA

Donacion për Handikos dhe institucionet shëndetësore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka pranuar sot donacionin nga Shoqata Komuniteti Kombëtar i Ballkanit “Piramida ” në Austri, në bashkëpunim me OJQ “Gruaja Hyjnore” dhe drejtorinë e Shëndetësisë, për mbështetjen direkte të personave me aftësi të kufizuara.

Donatori ka sjellë në Gjilan 25 karroca për persona të palëvizshëm, 20 pajisje ndihmëse për ecje dhe 5 pako me material të ndryshëm përcjellës për persona me aftësi të kufizuara.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemajli, ka falënderuar donatorin për mbështetjen e ofruar dhe njëkohësisht ka konfirmuar se pajisjet do të shfrytëzohen në bazë të prioriteteve dhe nevojave që ka Handikosi, por edhe institucionet shëndetësore gjithashtu.

Uji Dea

Xhemajli gjithashtu tha se donatorët dhe Komuna e Gjilanit në bashkëpunim edhe me organizatat vendore me prioritet i trajtojnë të gjithë personat me aftësi të kufizuara, për të qenë të barabartë në shoqëri.

Sabedin Delija, në emër të shoqatës ka thënë se edhe në të ardhmen do të jenë kontribuues në bazë të mundësive në forma të ndryshme për Gjilanin dhe Kosovën, sepse siç ka thënë ai vetëm përmes mbështetjes për njëri-tjetrin, kuptojmë se sa kanë nevojë individ apo familje të ndryshme në shoqëri.

Arjeta Maka, nga OJQ “Gruaja Hyjnore”, ka falënderuar donatorin dhe Komunën e Gjilanit duke theksuar se donacioni është shumë i rëndësishëm dhe i ardhur pikërisht për ata që kanë më së shumti nevojë në shoqëri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.